Lidhje

Iraku thotë se do të dorëzojë raporte të reja për armët - 2003-03-14


Iraku thotë se do t’u japë sot inspektorëve të Kombeve të Bashkuara një raport lidhur me gazin nervor VX që ai zotëron, ndërsa një raport për stoqet e tij të antraksit do të dorëzohet pas disa ditësh.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të dokumentojnë armët kimike dhe biologjike të Irakut, për të cilat Bagdadi thotë se i ka asgjësuar pas Luftës së Gjirit në vitin 1991.

Zyrtarët e OKB-së kërkojnë dokumente që do të provonin se Iraku nuk zotëron më gaz nervor VX apo antraks.

Ndërkohë, në një deklaratë të zyrtarëve ushtarakë amerikanë thuhet se aeroplanët amerikanë dhe britanikë goditën gjatë natës një stacion radari të Irakut, pasi ky kishte kërcënuar avionët e koalicionit që vepronin në zonën e ndaluar për fluturimet në Irakun jugor.//ii

XS
SM
MD
LG