Lidhje

Futboll: Shqipëria mund Rusinë me rezultatin 3-1 - 2003-03-29


Fitorja e skuadrës kombetare shqiptare të futbollit ndaj kombëtares së Rusise ka ngjallur një entuziazëm të paparë në qytetin e Shkodrës.

Skuadra kombëtare shqiptare e futbollit fitoi të shtunën pasdite me rezultatin 3 me 1 ndaj skuadrës kombëtare të Rusise, në një ndeshje ku futbollistet e Shqipërise, gjatë të gjithë kohës mbizotëruan në fushë. Golat nga ana e skuadrës shqiptare u shënuan nga Raklli, Lala dhe Tare.

Ndeshja e së shtunës u zhvillua në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit.Të mërkuren, kombetarja e Shqiperise pritet të luajë, në një ndeshje të radhës në Tiranë, ndaj ekipit të Irlandës.

Traineri i kombëtares shqiptare të futbollit, gjermani Hans Brigel, u shpreh pas ndeshjes i kënaqur me rezultatin, por shtoi se kishte filluar menjëherë të mendonte për ndeshjen me Irlandën.

Ndeshja u zhvillua ne Stadiumin “Vojo Kushi” të qytetit të Shkodrës, i cili kohët e fundit është njohur nga UEFA si stadium nderkombetar. Ndeshja u ndoq nga më shumë se 15 mijë shikues, të cilët gjatë gjithë kohës mbështetën me entuziazem kombëtaren shqiptare.

Ndërkohe, një organizim i paparë shoqëroi ndeshjen e sotme të futbollit në Shkodër. Federata shqiptare e futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës shpërndanë para fillimit të ndeshjes 14 mijë flamuj kombëtarë të Shqipërisë dhe disa mijra fanela te kuqe të ekipit kombetar.

Ndërsa në qendër të qytetit ishte vendosur nje ekran i madh ,ku disa mijra shikues,që nuk mundën te hynin ne stadium per shkak të mungeses se vendeve, ndoqën emocionet e ndeshjes dhe fitoren e ekipit kombëtar.//kk//

XS
SM
MD
LG