Lidhje

Kondoliza Rajs takohet me zyrtarë të lartë rusë - 2003-04-07


Këshilltarja e presidentit Bush për sigurimin kombëtar, Kondoliza Rajs, u takua me zyrtarë të lartë rusë në Moskë për bisedime mbi forcimin e marrëdhënieve amerikano ruse, megjithë mosmarrëveshjet e thella midis dy palëve rreth luftës në Irak.

Bisedimet e sotme zhvillohen pas incidentit me autokolonën që po shoqëronte ambasadorin rus në Irak, i cili po largohej nga Bagdadi. Autokolona u bë objekt i një sulmi me armë zjarri, në të cilin u plagosën të paktën katë zyrtarë rusë.

Ndërkohë, autokolona me diplomatë rusë mbërriti në Siri. Njoftimet nga kufiri Siri-Irak bëjnë të ditur se ambasadori rus Vladimir Titorenko akuzoi trupat amerikane se goditën automjetet ruse. Ambasadori ishte njëri nga zyrtarët rusë që u plagosën në incidentin e djeshëm.

Komanda Qendrore Amerikane thotë se sulmi ndodhi në një zonë të diskutueshme, por shtoi se nuk ka njoftime me fakte mbi incidentin. Një gazetar rus që po udhëtonte me diplomatët tha se autokolona ishte gjendur në mes të zjarrit kur po kalonte pranë pozicioneve irakiane në rrethinat e Bagdatit.

Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell foli dje në telefon me zotin Ivanov dhe premtoi se do të zhvillohet një proces i plotë hetimor.

//rd//

XS
SM
MD
LG