Lidhje

Kina nuk bëri të ditura në kohë rastet e para të Sindromit Akut të Rrugëve të Frymarrjes - 2003-04-07


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritikoi Kinën se nuk kishte bërë të ditura rastet e para të virusit vdekjeprurës të rrugëve të frymëmarrjes para se sëmundja misterioze të merrte përmasat e një epidemie globale.

Drejtorja e Përgjithshme, Gro Harlem Bruntland, tha të hënën se qeveria kineze duhej të kishte kërkuar më shpejt ndihmën ndërkombëtare për të përballuar sëmundjen e njohur si Sindromi Akut i Rrugëve të Frymëmarrjes. Kjo formë serioze dhe shpesh vdekjeprurëse e pneumonisë ka infektuar më shumë se 2,400 veta në gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 100 vetave që nga muaji nëntor, kur u shfaq për herë të parë në krahinën jugore Guangdong të Kinës.

Pas shqyrtimit të rasteve të fundit dhe intervistave me zyrtarë të shëndetësisë në krahinën Guangdong, ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se duket se përhapja e sëmundjes është ngadalësuar në rajonin e zanafillës së saj.

//rd//

XS
SM
MD
LG