Lidhje

Qeveria kineze fsheh përmasat e përhapjes së Sindromit Akut të Rrugëve të Frymarrjes - 2003-04-08


Mjekët në një spital në Pekin thonë se qeveria po i fsheh përmasat e vërteta të përhapjes së Sindromës së rëndë Akute të Rrugëve të Frymëmarrjes, SARS, në këtë qytet.

Sipas nje studimi të agjencisë Rojter pavionet infektivë të spitaleve të Pekinit janë të mbushur me pacientë që mendohet se janë prekur nga ky virus. Agjencia Rojter citon disa mjekë të kenë thënë se numri i atyre që kanë vdekur ose që janë prekur nga infeksioni është shumë më i lartë se sa shifrat e dhëna nga qeveria. Po ashtu ata shtojnë se janë urdhëruar nga zyrtarët të mos e bejnë të ditur numrin e saktë të të infektuarve.

Revista amerikane Time njofton se një mjek në Pekin thotë se ai dhe kolegët e tij janë të zemëruar me qëndrimin e qeverisë që mundohet të ulë shifrat e vërteta të infeksionit.

Deri tani qeveria kineze ka pranuar vetëm 4 raste vdekjesh dhe 19 të infektuarish në Pekin. Por mjeku në fjalë i tha revistës Time se vetëm në një spital të Pekinit ka mbi 60 pacientë me këtë virus dhe se 7 kanë vdekur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha sot se qeveria ka marrë gjithë masat për të luftuar infeksionin. Zëdhënësi tha se gjithë agjencitë e përfshira në këtë luftë po bashkëpunojnë për të informuar publikun.

//rd//

XS
SM
MD
LG