Lidhje

SARS-i shkakton tri vdekje të tjera në Hong Kong - 2003-04-12


Sindromi Akut i Rrugëve të Frymëmarrjes shkaktoi tri vdekje të tjera në Hong Kong, ku janë njoftuar edhe 49 raste të tjera të kësaj sëmundjeje që i ngjan pneumonisë.

Infektimet e reja rrisin numrin e personave të prekur në Hong Kong në 1 108 dhe numrin e vdekjeve në 35 që nga shpërthimi i sëmundjes muajin e kaluar.

Kina njoftoi se edhe dy persona të tjerë vdiqën nga Sindromi Akut i Rrugëve të Frymëmarrjes në rajonin e Mongolisë së brendshme, duke e rritur në 60 numrin e vdekjeve në gjashtë krahina kineze.

Në shkallë botërore, të paktën 119 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë e 700 janë infektuar nga kjo sëmundje misterioze. //kk//

XS
SM
MD
LG