Lidhje

Fillojnë përgatitjet për bisedime mbi rindërtimin e Irakut - 2003-04-13


Sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Strou, dhe zëvendësi i tij u nisën të dielen për një turne në Lindjen e Mesme dhe shtetet e rajonit të Gjirit Persik, për bisedime mbi procesin e rindërtimit të Irakut. Ministria e jashtme britanike njoftoi se zoti Strou do të vizitojë Bahreinin, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite. Kurse zëvendës-sekretari i Jahtëm britanik, Majk Obrajen, do të udhëtojë për në Iran dhe Siri.

Ndërkohë, Agjencia Ruse e Zbulimit nuk pranoi të komentonte lidhur me njoftimet se Moska i ka dhënë qeverisë irakiane informacione ushtarake dhe të dhëna kritike për kryeministrin britanik, Toni Bler, jo shumë kohë para fillimit të luftës.

Agjencia e lajmeve Interfaks citon zëdhënësin e Agjencisë Ruse të Zbulimit të ketë thënë se ky organizëm nuk bën komente në lidhje me njoftime të pavërtetuara dhe të pabaza.

Minsitria e Jashtme Ruse shprehu shqetësim lidhur me gjendjen humanitare në Irak.

Zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme, Aleksandër Jakovenko, i tha të dielen televizionit rus se sipas normave të së drejtës ndërkombtëare, forcat pushtuese kanë përgjegjësi të marrin masa për plotësimin e nevojave të popullit irakian dhe për të garantuar sigurinë e objekteve me rëndësi kulturore, historike dhe fetare të Irakut.//xh//

XS
SM
MD
LG