Lidhje

Koreja e Jugut pranon propozimin e Koresë së Veriut - 2003-04-21


Koreja e Jugut bën të ditur se ka pranuar një propozim të Koresë së Veriut për bisedime dypalëshe javën e ardhshme në Phenian që pritet të përqendrohen pjesërisht në çështje ekonomike.

Mesa duket, Koreja e Veriut po përpiqet të ulë edhe tensionet para bisedimeve të kësaj jave në Pekin me zyrtarë amerikanë dhe kinezë.

Ky do të jetë takimi i parë i drejtpërdrejtë midis zyrtarëve amerikanë dhe koreanoveriorë, që nga fillimi i krizës rreth programit bërthamor të Phenianit gjashtë muaj më parë.

Presidenti Bush thotë se ka mundësi që Koreja e Veriut mund të bindet që të heqë dorë nga përpjekjet për të prodhuar armë kimike nëse Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku në këtë drejtim me Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut. //rd//

XS
SM
MD
LG