Lidhje

Përhapet epidemia e SARSit - 2003-04-24


Rajonet e goditura nga epidemia e Sarsit po marrin masa dramatike në përpjekje për të frenuar virusin sars i cili ka shkaktuar vdekjen e të paktën 261 vetave dhe infektimin e rreth 5 mijë të tjerëve në botë.

Në Pekin, autoritetet mbyllën një nga spitalet më të mëdhenj të kryeqytetit. Edhe zyrtarët në Taivan mbyllën një spital të madh në kryeqytetin Taipei, i cili raportoi numrin më të madh të rasteve me sars brenda një dite, gjithsej 5.

Autoritetet e Hong Kongut u masin temperaturën njerëzve që hyjnë në këtë territor nga Kina kontinentale. Zyrtarët thonë se ata që konstatohen të sëmurë do të dërgohen në spital.

Në Singapor, zyrtarët njoftuan masa të reja dhe të forta për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat e karantinës.

//rd//

XS
SM
MD
LG