Lidhje

Sekretari Powell: Indonezia është zgjuar ndaj rrezikut të terrorizmit - 2003-04-29


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell thotë se Indonezia po e godet rëndë grupin terrorist Jamaah Islamiah, që është një organizatë i lidhur me Al-Kaidën.

”Indonezia më në fund u zgjua ndaj rrezikut të terrorizmit brenda kufijve të saj... ka arrestuar shumë nga autorët e shpërthimit të tmerrshëm të Balit dhe e nxorri para drejtësisë udhëheqësin e njërës prej organizatave terroriste që morën përgjegjësinë për sulmin. Të gjithë vendet anëtare të ASEAN-it dhe të tjerë, u bashkuan me ne, për t’u kërkuar Kombeve të Bashkuara ta cilësojnë grupin Jemaah Islamiah, një organizatë terroriste.”, -thotë zoti Powell.

Kohët e fundit, autoritetet indoneziane arrestuan 18 anëtarë të dyshuar të organizatës Jemaah Islamiah, midis të cilëve Abu Rusdanin, - udhëheqësi shpirtëror i grupit. Një tjetër person i arrestuar, është Nasir Abbas, qytetar malajzian, cili mendohet se është komandanti i të ashtuquajturit Grupi Terrorist Mantiki 3. Në këtë grup ka anëtarë nga Filipinet, Brunei, Malajzia Lindore, si dhe nga Kalimantani dhe Sulawesi të Indonezisë. Ky grup e ka bazën në Kamp Abubakar, kampi kryesor i Frontit të Çlirimit Isalmaik Moror, në jug të Filipineve. Trupat filipinase e morën nën kontrollin e tyre Kampin Abubakar, në vitin 2 mijë. Kampi stërvitor Jemaah Islamiah, i tranferoi shumë nga aktivitetet e veta në Indonezi.

Të paktën tre nga 18 të dyshuarit mendohet se kanë marrë pjesë në sulmet terroriste me bombë në Bali, ku humbën jetën rreth 200 njerëz në tetor të vitit 2002. Në nëntor të vitit 2002, autoritetet indoneziane kapën një person të akuzuar si organizator të sulmit në Bali, Imam Samudrën. Autoritetet, gjithashtu arrestuan udhëheqësin shpirtëror të asaj kohe të Jemaah Islamiah, Abu Baka Bashir, i cili aktualisht po përballet me akuzat për tradhëti.

Jemaah Islamiah kërkon të imponojë me forcë krijimin e një shteti radikal islamik për popujt e Indonezisë, Malajzisë, Singaporit dhe Filipineve jugore. Ai është pjesë e një rrjeti terrorist ndërkombëtar, të udhëhequr nga Al-Kaida, i cili kërcënon njerëzit, kudo që ndodhen. Me nxjerrjen para drejtësisë të terroristëve të organizatës Jemaah Islamiah, Indonezia po kontriubon për krijimin e një botë më të sigurtë.// lk //

XS
SM
MD
LG