Lidhje

Amnesty International: në Kosovë, pakicave iu shkelen të drejtat - 2003-04-29


Një organizatë e njohur e të drejtave të njeriut thotë se pakicat në Kosovë ende përballen me shkeljen e të drejtave të tyre megjithëse kanë kaluar rreth katër vjet që nga mbarimi i konfliktit.

Në një raport të saj, organizata Amnesty International përshkruan me hollësi se si pjestarë të pakicave ende përballen me rrezikun e sulmeve dhe vrasjeve me motive etnike. Në raport thuhet se pakicave u mohohet dëmshpërblimi për aktet e dhunës dhe kërcënimet e tjera ndaj mirëqenies së tyre fizike dhe mendore. Raporti përshkruan gjithashtu se si pjestarëve të pakicave u kufizohet liria e lëvizjes ose diskriminohen për sa u përket të drejtave shoqërore dhe ekonomike bazë, përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe punësimin.

Në raportin e organizatës Amnesty International thuhet se autoritetet ndërkombëtare që administrojnë sot Kosovën ishin të papërgatitura për të marrë masa kundër abuzimeve në shkallë të gjerë që filluan kur shqiptarët u kthyen në shtëpitë e tyre nga të cilat qenë dëbuar nga forcat serbe. Më shumë se 180 mijë serbë u larguan nga Kosova si pasojë e sulmeve hakmarrëse të shqiptarëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG