Lidhje

Powell: Udhëheqësit irakianë dhe palestinezë po ecin në drejt demokracisë - 2003-05-01


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, tha se në Lindjen e Mesme vihet re një dinamikë e re drejt demokracisë, ndërkohë që udhëheqësit irakianë dhe palestinezë po ecin në këtë drejtim.

Duke folur në Madrid pas bisedimeve me Ministren e Jashtme spanjolle, Ana Palacio, sekretari Pauëll falenderoi Spanjën dhe vende të tjera për ndihmën që u dhanë dhe po u japin irakianëve të hyjnë në rrugën drejt një qeverie demokratike, pas përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit.

Zoti Pauëll shprehu edhe bindjen se me emërimin e Mahmud Abazit në postin e kryeministrit të Autoritetit Palestinez dhe me paraqitjen e planit të ri të paqes për izraelitët dhe palestinezët, do të bëhet përparim për realizimin e këtyre objektivave.

Madridi është ndalesa e parë e turnet të tij tre ditor, që përfshin vizita në Shqipëri, Siri dhe Liban. Kjo do të jetë e para nga dy vizitat që Sekretari Pauell do të bëjë në Lindjen e Mesme gjatë dy javëve të ardhshme, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet t’i bindë të dyja palët të pranojnë planin e ri të paqes.

Të premten, sekretari Pauell shkon në Tiranë për nënshkrimin e Kartës së Adriatikut me mistrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një zyrtar amerikan citohet të ketë thënë se Karta ripohon angazhimin e këtyre tri vendeve për të reformuar institucionet politike në kuadër të përgatitjeve për integrimin në të ardhmen në aleancën e NATO-s dhe organizata të tjera evropiane. Sekretari Pauell e përfundon turneun me dy ndalesa në Bejrut dhe Siri.//kk//

XS
SM
MD
LG