Lidhje

Kthehet në Irak udhëheqësi kryesor shiit - 2003-05-10


Udhëheqësi i grupit më të madh të myslimanëve shiitë të Irakut u kthye në vend pas 23 vjetësh mërgim në Iranin fqinjë dhe u tha irakianëve që brohorisnin që të punojnë së bashku për një qeveri të pavarur. Në një fjalim para dhjetra mijëra përkrahësve në qytetin jugor të Basrës, Ajatollah Mohamed Baqir al-Hakim tha se nuk do të pranonte një qeveri të imponuar nga të huajt. Ai tha se qeveria duhet të zgjidhet nga irakianët dhe të jetë krejtësisht e pavarur. Më parë sot, përkrahësit e përshëndetën Ajatollah al-Hakimin ndërsa autokolona e tij kaloi kufirin për në shkretëtirën jugore të Irakut, rrugës për në Basra. Kleriku me peshë ka drejtuar që nga viti 1980 Këshillin e Lartë të Revolucionit Islamik. //ad//

XS
SM
MD
LG