Lidhje

Sekretari Pauëll takohet në Paris me homologët e tij nga Grupi i Tetëshes - 2003-05-22


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, mirëpriti votën e Francës në favor të projektrezolutës së Kombeve të Bashkuara për Irakun.

Sekretari Pauëll u tha gazetarëve në Paris, se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të ndihmuar popullin irakian. Ai vuri në dukje se lidhjet tradicionalisht të ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës ishin dobësuar kohët e fundit nga mosmarrëveshjet rreth qendrimit të Francës kundër luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe rreth rolit të Kombeve të Bashkuara në procesin e rëndërtimit të atij vendi.

Zoti Pauëll ndodhet në Paris për bisedime me homolgët e tij nga vendet e tjera më të industrializuara të botës. Pritet që bisedimet të përqendrohen në procesin e rindërtimit në Irak, terrorizmin dhe përhapjen e armëve. Këto bisedime zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për takimin vjetor të nivelit të lartë të Tetëshes, që do të mbahet nga fillimi i muajit të ardhshëm në Evian të Francës.// lk //

XS
SM
MD
LG