Lidhje

Regjimi iranian shkel të drejtat e grave - 2003-06-05


Organizata e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, me qendër në Londër, njofton se gjendja e të drejtave të njeriut në Iran është keqësuar.

Dhjetra veprimtarë politikë janë arrestuar, ndërsa të tjerë vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht. Të burgosurit torturohen dhe ata i keqtrajtojnë, për t’i detyruar të japin dëshmi të rreme. Të numër i madh burgosurish politikë janë ekzekutuar.

Gratë iraniane kanë qenë mes asaj pjese të popullsisë, që janë vënë në shënjestër të regjimit fondamentalist. Është ngritur një grup, i ashtuquajtur ”Forcë e Moralit” për të luftuar ato që cilësohen si ”sjellje në kundërshtim me islamin”. Pjesëtarë të kësaj force, mes të tjerash, i rrahin dhe i sulmojnë vajzat e reja në rrugë, në se ato bëjnë tualet, ose veshin rroba që cilësohen jo modeste. Anëtarë të një organizate milicie pro-regjimit, të quajtur Ansar-e Hezbollah, venë në shënjestër gratë që nuk mbulojnë flokët dhe pjesë të tjera të trupit, me përjashtim të duarve, apo fytyrës, ose ato që bëjnë tualet, apo që i lyejnë gishtat me manikyr.

Në disa raste, pjesëtarë të Gardës Revolucionare, e cila kontrollohet nga regjimi, kanë përdhunuar gra të burgosura, me pretekstin për t’i ndaluar ato të shkojnë në Parajsë. Roya Sepehrrad, shtetase amerikane, me prejardhje dhe e lindur në Iran, e futën në burg nga vitit 1981 deri në vitin 1985, për kundërshtimin e politikave të regjimit fetar. Ajo tregon se ç’u ka ndodhur disa prej mikeshave të saj. ”Sot jam këtu, jo ngaqë këta klerikë të korruptuar shkatërruan pasurinë e familjes sime në shkëmbim të jetës sime. Dy nga mikeshat e mija më të mira i ekzekutuan kur ato ishin 16 dhe 17-vjeç. Shumë nga mikeshat e mija i përdhunuan natën para ekzekutimit. Klerikët mendojnë se ky veprim i ulët i kryer nga Garda Revolucionare përbën një sakrificë për Zotin. Përdhunimi, i ashtuquajtur sakrificë, kryhet për të mos i lejuar vajzat e virgjëra të shkojnë në Parajsë”,- tregon Roya.

Këto praktika barbare shpjegojnë faktin përse regjimi teokratik i Iranit po bëhet përherë e më famëkeq dhe përse populli iranian kërkon një ndryshim politik rrënjësor - midis të tjerash edhe të drejtën për të zgjedhur një qeveri të civilizuar.// lk //

XS
SM
MD
LG