Lidhje

Përfundon amnestia për dorëzimin e armëve në Irak - 2003-06-14


Ushtria amerikane thotë se masat kundër përkrahësve të armatosur të regjimit të përmbysur të Saddam Husseinit ka të ngjarë të shtohen tani që ka skaduar afati i amnistisë për dorëzimin e armëve. Amnestia dy javore përfundoi në mesnatë sipas orës së Bagdadit. Irakianët që kapen tani me armë pa leje jashtë shtëpive të tyre do të ndëshkohen.

Një zëdhënës i trupave amerikane që po spastrojnë pjesën qendrore të Irakut nga përkrahësit e regjimt të përmbysur thotë se atyre u është dhënë mundësia për të dorëzuar armët. Por ushtria amerikane ka të dhëna që do t’i përdorë për t’i mposhtur ata një herë e përgjithmonë.

Forcat amerikane që patrullojnë pjesën qendrore të Irakut janë zënë në pritë disa herë në ditët e fundit. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se trupat amerikane kanë vrarë rreth 100 luftëtarë të armikut këtë javë në operacionet kundër kryengritësve. Komandanati i forcave tokësore amerikane në Irak, gjeneral-lejtnanti i ushtrisë, David McKiernan, tha se trupat e tij do të vazhdojnë t’i ushtrojnë presion armikut për ta detyruar të reagojë.

Ndërkaq, Kombanda Qendore amerikane njoftoi se ka arrestuar komandantin e forcave ajrore irakiane të Saddam Husseinit, gjeneralin Raja Shalah al-Tikriti. Ai ka qënë në arati që kur qeveria e Saddam Husseinit u përmbys në mes të muajit prill. Gjenerali Shalah ishte personi i 17-të në listën e udhëheqësve më të kërkuar irakianë. Në krye të listës qendron Saddam Husseini dhe dy djemtë e tij, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.//ic//

XS
SM
MD
LG