Lidhje

Udhëheqësit evropianë mblidhen në Greqi për takimin e BE-së - 2003-06-19


Udhëheqësit evropianë po mblidhen në Greqi për një takim të nivelit të lartë që pritet të përqendrohet në çështje si projekt-kushtetuta për një Bashkim Evropian të zgjeruar, Lindja e Mesme dhe emigracioni i paligjshëm.

Takimi dyditor po mbahet në Porto Carras, një qytezë turistike pranë Selanikut. Aty do të marrin pjesë gjithashtu edhe 10 vende evropiane që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në maj të vitit 2004. Gjatë dy ditëve të ardhshme, pritet që udhëheqësit të trajtojnë çështjen e subvencioneve bujqësore.

Greqia ka vendosur 15 mijë policë dhe ushtarë përreth qytetit turistik, si edhe raketa tokë-ajër dhe anije luftarake për të parandaluar ndonjë dhunë të mundshme. Të shtunën, udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen me homologët nga vendet e Ballkanit. //kk//

XS
SM
MD
LG