Lidhje

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për tregëtinë e lirë - 2003-06-25


Pas dy ditësh bisedime, Shqipëria mbylli të mërkurën bisedimet me Kosovën për marrëveshjen e Tregtisë së Lirë. Marrëveshja u firmos nga ekspertët teknikë dhe tashmë mbetet vetëm ndjekja e procedurave burokratike të nënshkrimit në nivel qeveritar dhe më pas të ratifikimit nga ana e parlamenteve.

Kjo marrëveshje cilësohet si mjaft e rëndësishme veçanërisht për biznesin e Shqipërisë, i cili me Kosovën ka vëllimin më të lartë të shkëmbimeve tregtare krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Liberalizimi i tregëtisë pritet të sjellë avantazhe të ndjeshme dhe një rritje të mëtejshme të fluksit tregëtar nga të dyja anët e kufirit. Një marrëveshje e tillë do të forcojë gjithashtu më tej marrëdhëniet, sidomos në kuadrin ekonomik.

Shqipëria tashmë i ka mbyllur marrëveshjet për tregëtinë e lirë me gjithë vendet e rajonit si pjesë e procesit të stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Muajin e ardhshëm pritet që të fillojnë edhe bisedimet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për tregëtinë e lirë.//kk//

XS
SM
MD
LG