Lidhje

Qeveria e Maqedonisë pranon marrëveshjen me SH.B.A.për lënjen e amerikanëve jashtë juridikcionit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare - 2003-06-26


Qeveria e Maqedonisë mori sot vendimin për nënshkrimin e Marrëveshjes me SHBA për lënien e shtetasve amerikanë jashta juridiksionit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ministria e jashtme e këtij vendi do të angazhohet në lidhje me pëlqimin e tekstit të Marrëveshjes, ndërkohë që nuk është bërë e ditur se kur do të nënshrkueht Marrëveshja.

Qeveria e Maqedonisë mori sot vendimin për nënshkrimin e Marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara në lidhje me mosekstradimin e shtetasve amerikanë para Gjykatës Ndërkobëtare të Apelit. Ministria e jashtme në Shkup e ka për detyrë që të merret me përputhshmërinë e tekstit të Marrëveshjes para nënshkrimit të saj. Por, nuk është thënë se kur mund të bëhet nënshkrimi.

Në seancën e qeverisë, enkas për këtë çëshjtje, ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit Boris Trajkovski. Qëndirmet e këtij të fundit në lidhje me kërkesën amerikane kanë qenë të njohura që më parë: ai kishte qëndrime pozitive në lidhje me këtë. Pasi ta ketë nënshkruar qeveria marrëveshjen dypalëshe me SHBA, atëherë atë pritet ta miratojë Parlamenti i Maqedonisë.

Maqedonia do të jetë vendi i katërt ballkanik, pas Bosnjës, Shqipërisë dhe Rumanisë që jep pëlqimin për lënien e shtetasve amerikanë jashta juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit. Autoritetet maqedonase duan që këtë hap ta shfrytëzojnë për interesat shtetërore. Edhepse zyrtarë të BE e kanë këshilluar Maqedoninë që të mos e nënshkruajë këtë dokument, ataSkanë hedhur poshtë, nga ana tjetër, çdo mundësi të sanksionimit të kësaj republike edhe nëse e nëshkruan atë.

Opinioni publik, ne veçanti një rreth intelektualësh maqedonas ishin të ndarë në dy anë: ata që e mbështesnin dhe ata që e kundërshtonin Marrëveshjen me SHBA. Këta të fundit vlerësonin se Maqedonia duhet të jetë më afër BE ku synon anëtarësimin.

Qeveria e Maqedonisë ka dhënë pëlqimin edhe për zgjatjen e mandatit të misionit Konkordia të BE në vend. Ky mision ushtarak, paqëruajtës do të zgjasë deri më 15 dhjetor të këtij viti. Organet maqedonase të sigurisë vlerësojnë se kanë nevojë për t’i bërë ftetsë misionit Konkordia që të mbetet në Maqedoni edhe për dy muaj e gjysmë. Qeveria mendon se me këtë do të pëfundojë në mënyrë të suksesshme prania e misioneve të huaja ushtarake në Maqedoni./ss//

XS
SM
MD
LG