Lidhje

Sharon dhe Abaz: Ka shpresa për paqen - 2003-06-29


Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë që u takuan sot në Jeruzalem thanë se ka shpresa të reja për paqe.

Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe ai palestinez Mahmoud Abbas i bënë deklaratat pak para se të fillonin bisedimet duke qendruar pranë njëri-tjetrit.

Zoti Sharon tha se përparimi varet nga ndalja e plotë e sulmeve terroriste. Udhëheqësi izraelit deklaroi se është i gatshëm të paguajë çmimin e paqes. Ai shtoi se është e domosdoshme të bëhen kompromise për tu dhënë shpresa popujve të të dy vendeve, të Izraelit dhe të shtetit të ardhshëm palestinez.

Nga ana e tij, zoti Abbas tha se Izraeli duhet të lirojë të burgosurit palestinezë, t’u japë fund vrasjeve të udhëheqësve ekstremistë palestinezë dhe bastisjeve në zonat vetqeverisëse palestineze. Ai tha se çdo ditë që kalon pa një marrëveshje është një rast i humbur dhe çdo jetë e humbur një tragjedi.

Shtëpia e Bardhë i mirëpriti bisedimet dhe tha se do të shqyrtojë mundësinë e dhënies së ndihmave të drejtë për drejta Autoritetit Palestinez. Një ndihmë e tillë mund ta ndihmojë politikisht zotin Abbaz, i cili po ndeshet me vështirësi për të përmbushur kërkesën e zotit Sharon për ndalimin plotësisht të sulmeve terroriste.

Trupat izraelite po përgatiten të tërhiqen nga Betlehemi i Bregut Perëndimor, pas bisedimeve të djeshme të paqes midis udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë.

Për tërheqjen e trupave israelite u ra dakord para bisedimeve me dyer të mbyllura që kryeministri izraelit Ariel Sharon zhvilloi me homologun e tij palestinez, Mahmud Abbaz. Zyrtarët thonë se trupat izraelite kanë në plan të tërhiqen nga Betlehemi sot.

//ze//

XS
SM
MD
LG