Lidhje

Irak: Vriten 7 rekrutë irakianë nga një shpërthim - 2003-07-05


Nga një shpërthim në një qytet në perëndim të Bagdadit u vranë 7 rekrutë nga një forcë e re policore irakiane, e mbështetur nga trupat amerikane.

Dëshmitarë thanë se shpërthimi ndodhi të shtunën në qytetin Ramadi, ndërkohë që rekrutët marshonin në një rrugë kryesore pasi përfunduan një kurs stërvitor nën drejtimin e amerikanëve.

Lajmet bëjnë të ditur se deri në 40 irakianë të tjerë mund të jenë plagosur nga shpërthimi. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e shpërthimit.

Ramadi ndodhet në një zonë të banuar kryesisht nga myslimanët shiitë, pikë kryesore e mbështetjes për ish udhëheqësin irakian, Sadam Husein. Sulmi ndodhi një ditë pasi televizioni Al-Xhazira transmetoi zërin e një personi të regjistruar në kasetë, i cili pretendon se është Sadam Huseini, dhe u bënte thirrje irakianëve që të mbështesin luftëtarët e qëndresës anti-amerikane.//kk//

XS
SM
MD
LG