Palestinezët thonë se vendimi i Izraelit për të liruar vetëm një numër të vogël të palestinezëve të shumtë që ai mban, nuk i plotëson kërkesat e tyre.
Dje, kabineti izraelit votoi për lirimin e rreth 350 nga rreth 6 mijë palestinezët që mendohet se ai mban të arrestuar.
Anëtarët e organizatave ekstremiste si Hamasi dhe Xhihadi Islamik nuk do të lirohen, po ashtu edhe ata që kanë ndërmarrë sulme kundër Izraelit. Udhëheqësit e organizatave ekstremiste thanë se armëpushimi që ata filluan të zbatojnë javën e kaluar kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve.
Sot në Rripin e Gazës, zyrtarët e sigurimit palestinez arrestuan dhe më pas liruan një grua për të cilën ata thanë se kishte në plan të kryente një shpërthim vetvrasës në Izrael.//ii