Lidhje

Singapor: Vdesin binjaket iraniane - 2003-07-08


Binjaket iraniane të bashkuara të cilat u ndanë nëpërmjet një operacioni historik në Singapor nuk arritën të jetojnë.

Mjekët në spitalin Raffles të Singaporit thanë se Laleh Bijani vdiq sot për shkak të humbjes së gjakut jo shumë orë pas vdekjes së binjakes tjetër Ladan. Motrat 29-vjeçare ishin të bashkuara në kokë dhe trutë e tyre ishin të lidhur mjaft ngushtë me njëri-tjetrin.

Mjekët kishin paralajmëruar se operacioni i ndarjes do të ishte me mjaft rrezik dhe se njëra ose të dyja vajzat mund të vdisnin apo të paralizoheshin.

Eshtë hera e parë që tek persona të riitur kryhet një operacion i tillë. Në vitin 1996, mjekët në Gjermani nuk kishin pranuar ta bënin një operacion të tillë duke thënë se ai ishte tepër i rrezikshëm.

Për të ndarë indet e trurit, kirurgëve iu deshën tri ditë duke i prerë ato milimetër pas milimetri.

Ata thanë se kishin vënë re që qarkullimi i gjakut në trutë e binjakeve ishte i paqendrueshëm. Në operacion morën pjesë 28 ekspertë nga Singapori, Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia, Zvicra dhe Nepali.//ii

XS
SM
MD
LG