Lidhje

Irak: dy ish udhëheqës të tjerë në duart e forcave të koalicionit - 2003-07-09


Komanda Qendrore amerikane thotë se një ish udhëheqës irakian iu dorëzua forcave të koalicionit ndërsa një tjetër u kap dje.

Në një deklaratë thuhet se ata janë Mizban Khadr al-Hadi dhe Mahmud Dhiyab al-Ahmad. Të dy janë në listën amerikane të 55 irakianëve më të kërkuar.

Ndërkohë, trupat amerikane u sulmuan sot në qytetin Fallujah në perëndim të Bagdadit. Zëdhënësit e ushtrisë dhe të policisë irakiane thanë se nuk pati të plagosur.

Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer, tha se sulmet pothuajse të përditëshme ndërmerren nga profesionistë me përgatitje ushtarake. Por ai shtoi se nuk ka prova se ekziston një komandë qëndrore që i organizon ato.//ii

XS
SM
MD
LG