Lidhje

Takim Sharon-Abaz për ta çuar përpara planin ndërkombëtar të paqes - 2003-07-20


Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe homologu i tij palestinez, Mahmud Abaz, u takuan në Jeruzalem për ta çuar përpara planin ndërkombëtar për paqe në Lindjen e Mesme.

Lajmet bëjnë të ditur se zoti Abaz kërkoi lirimin e të burgosurve që mbahen nga Izraeli. Ai kërkoi gjithashtu që Izraeli të tërheqë trupat nga zonat palestineze të Bregut Perëndimor dhe kërkoi që Izraeli të heqë rrethimin e selisë së Bregut Perëndimir të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

Por zyrtarët izraelitë thanë se lidhur me lirimin e të burgosurve nuk do të meret asnjë vendim para takimit të së mërkurës të një komisioni të kabinetit izraelit, që meret me çështjen e të burgosurve.

Palestinezët thonë se Izraeli mban aktualisht rreth 8 mijë të burgosur dhe kërkojnë lirimin e të gjithëve.

//ze//

XS
SM
MD
LG