Lidhje

Presidenti Bush takohet sot me kryeministrin izraelit Sharon - 2003-07-29


Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon. Dy udhëheqësit do të diskutojnë mënyrat për ta çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ky takim ka kryesisht ka për qëllim që të nënvizojë angazhimin personal të presidentit Bush në procesin e paqes.

Katër ditë pasi priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz, zoti Bush do të ulet për bisedime me kryeministrin Sharon.

Udhëheqësi izraelit pritet të japë hollësi lidhur me hapa, që me siguri do të mirëpriten nga kryeministri Abaz, përfshirë edhe lirimin e të burgosurve palerstinezë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se lirimi i planifikuar i të burgosurve palestinezë do të përmirësojë marrëdhëniet midis izraelitëve dhe Autoritetit Palestinez dhe do të ndihmojë në mundësimin e përparimit të paqes. Por ai shtoi se asnjeri nuk dëshiron të shikojë lirimin e të burgosurve, që i kanë duart me gjak.

Një çështje e pazgjidhur në rendin e ditës së takimit Bush-Sharon janë planet e Izraelit për të ndërtuar një mur sigurie midis shtetit hebraik dhe Bregut Perëndimor. Presidenti Bush e ka kritikuar ashpër murin. Madje dje, Izraeli anulloi një ceremoni për të përuruar përfundimin e fazës së parë të murit.

//ze//

XS
SM
MD
LG