Lidhje

Kosovë: vritet një polic i OKB-së - 2003-08-04


Në Kosovë u vra mbrëmë një polic i Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët e OKB-së thanë sot se polici u qëllua me armë zjarri nga një snajper, identiteti i të cilit është i panjohur, në një autostradë afër qytetit Leposaviq në pjesën veriore të Kosovës.

Polici po udhëtonte në një makinë që mbante shenjat e OKB-së. Agjencia e lajmeve Reuters citon një zëdhënës të OKB-së, sipas të cilit, snajperi hapi zjarr kur makina e policisë e uli shpejtësinë për shkak të gurëve që ndodheshin në rrugë.

Motivi i vrasjes nuk dihet dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Në Kosovë, krahas autoriteteve vendore punojnë disa mijra policë ndërkombëtarë.//ii

XS
SM
MD
LG