Lidhje

Kaliforni: sot përfundon afati për dorëzimin e aplikimeve për kandidat në zgjedhjet për guvernator - 2003-08-09


Qindra kandidatë të mundshëm në shtetin e Kalifornisë duhet të vendosin deri të shtunën në orën 5 mbasdite, sipas orës lokale, nëse dëshirojnë të përfshihen në fletë-votimin për të zëvëndësuar guvernatorin e shtetit, Gray Davis.

Zyrtarët shtetrorë të zgjedhjeve thanë se më shumë se 400 vetë kanë marë dokumentat e aplikimit për t’u bërë kandidat. Deri tani, rreth 50 prej tyre e kanë përfunduar procesin, që emri i tyre të përfshihet në fletë-votim në tetor.

Zgjedhësit në Kaliforni do t’u përgjigjen dy pyetjeve në votimet që do të mbahen më 7 tetor. Së pari, ata do të pyeten nëse guvernatori Davis duhet të qëndrojë në detyrë. Në rast se përgjigja për këtë pyetje është ’po’, atëhere ata duhet të votojnë për njërin prej kandidatëve dhe kandidati me më shumë vota në pjesën e dytë të fletë-votimit do të bëhet guvernatori i ardhshëm i Kalifornisë. //az//

XS
SM
MD
LG