Lidhje

Serbia: komentet e kryeministrit të Kosovës tregojnë se struktura të caktuara politike shqiptare nuk janë të interesuara për dialog - 2003-08-10


Kryetari i Qendrës Bashkërenduese për Kosovën, Nebojsha Çoviç, komentoi dje se deklarata e kryeministrit Bajram Rexhepi, sipas të cilit përmendja e Kosovës në kushtetutën e re të Serbisë dhe Malit të Zi është provokim, tregon se “disa struktura të caktuara politike shqiptare nuk janë fare të interesuara për dialog” me Beogradin.

Zoti Çoviç tha për mjetet serbe të informimit se fjalët e kryeministrit Rexhepi tregojnë se ”aktorët politikë shqiptarë po mendojnë për të gjetur pretekst të mos takohen me përfaqësuesit e Beogradit” mbi të ardhmen e Kosovës.

“Ata po mendojnë se gjendja në Kosovë mund të rrëshqasë drejt pavarësisë”.

Kryetari i Qendrës Bashkërenduese serbe për Kosovën, Nebojsha Çoviç, tha ndërkohë se pret që ”një numër shqiptarëve të njohur” të ndiqen penalisht nga Gjykata e Hagës. //az//

XS
SM
MD
LG