Lidhje

Departamenti amerikan i Shtetit dënon vrasjen në Gorazhdec - 2003-08-15


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey, dënoi vrasjen para dy ditësh të dy të rinjve serbë dhe plagosjen e katër të tjerëve në Kosovën Perëndimore.

Në një deklaratë, zëdhënësi thotë se ata që kryen këtë krim kundër të rinjve të pafajshëm janë armiq të paqes në Kosovë dhe kërcënim ndaj asaj që Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqen të arrijnë atje. Duke vënë në shënjestër të rinjtë dhe aftësitë e tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, pa dhunën e së kaluarës, ata sulmuan vetë të ardhmen e Kosovës, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, u shpreh simpatitë më të thella familjeve të viktimave dhe komuniteteve të tyre që sot mbajnë zi për humbjen e tyre.

//rd//

XS
SM
MD
LG