Lidhje

SHBA - Kanada: fillon funksionimi i pjesës më të madhe të rrjetit elektrik  në zonat e goditura nga ndërprerja masive e energjisë - 2003-08-16


Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është vënë plotësisht në funksionim në pjesën më të madhe të zonës së lënë në errësirë pas ndërprerjes masive të energjisë të enjten, në 8 shtete të Amerikës dhe në disa pjesë të Kanadasë.

Megjithatë disa zona në Ohajon veriore dhe në Detroit nuk kanë rrymë elektrike. Madje autoritetet në gjithë zonën e prekur po paralajmërojnë banorët që ta kufizojnë përdorimin e energjinë, përndryshe mund të përballen me ndërprerjen e herëpashershme të dritave, pasi energjia është racionuar deri sa stacionet të vihen përsëri në funksionim të plotë.

Gjithashtu, qytetet Detroit dhe Cleveland ndeshen me një krizë në sistemin e ujit të pijshëm dhe banorët janë udhëzuar ta ziejnë ujin para se përdorimit.

Zyrtarët kanadezë thanë se të paktën 2 vetë humbën jetën nga shkaqe, që kishin lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike, madje pati njoftime për plaçkitje në Otava. Të patën 2 vdekje në New York dhe një tjetër në Kënektikat qenë pasojë e ndërprerjes së rrymës. Zyrtarët njoftuan për shtimin e numrit të zjarreve të shkaktuar nga përdorimi i qirinjve. Spitalet kanë hasur vështirësi në përballimin e pacientëve me pasoja nga të vapa dhe frika.

Shumë stacione benzine në këtë zonë vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe disa restorante e supermarkete u detyruan të hedhnin ushqimet që prishen.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë njoftuan krijimin e një ekipi të përbashkët për të përcaktuar shkakun ndërprerjes së energjisë elektrike. Zyrtarët janë të një mendimi se ndërprerja e elektricitetit nuk është rezultat i veprimtarisë terroriste.

Të premten, presidenti Bush tha se kjo ngjarje është sinjal paralajmërimi për modernizimin e rrjetit të vjetëruar elektrik të vendit. //az//

XS
SM
MD
LG