Lidhje

Koreja e Veriut ve kushte për ndalimin e programit bërthamor - 2003-08-18


Koreja e Veriut thotë se nuk do t’i japë fund programit të vet të armëve bërthamore, deri sa Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë politikën ndaj Phenianit.

Sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve të Koresë së Veriut, Pheniani do të arrijë në përfundimin se politika e Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar, vetëm në se Uashingtoni nënshkruan një pakt jo-agresioni dhe vendos marrëdhënie diplomatike me shtetin komunist. Koreanoveriorët thonë se Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet ta bëjnë të qartë se nuk do të pengojnë tregëtinë e jashtme të Pheninait.

Në se Uashingtoni nuk le të kuptohet qartë se politika e tij do të ndryshojë, thotë agjencia koreanoveriore e lajmeve, Pheniani do të deklarojë në bisedimet 6-palëshe që do të zhvillohen në fund të këtij muaji në Pekin, se do ta vazhdojë programin e vet të armëve bërthamore.

Sipas planit, diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Rusia dhe Kina, do të takohen në Pekin për një takim tri ditor, i cili fillon më 27 gusht.

Kina dërgoi sot në Korenë e Veriut një delegacion ushtarak të nivelit të lartë, sipas fjalëve të saj, për një vizitë të vullnetit të mirë.// lk //

XS
SM
MD
LG