Lidhje

Shiitët irakianë zotohen se do të hakmerren - 2003-08-25


Mijëra irakianë morën pjesë në funeralin e tre personave të vrarë nga një shpërthim në qytetin e shenjtë mysliman të Naxhafit.

Disa prej pjesëmarrësve u zotuan të hakmerren, megjithëse deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm që shkaktoi vdekjen e tre ndihmësve të klerikut të njohur shiit, Ajatollah Muhamed Said al-Hakim, i cili u plagos lehtë.

Disa irakianë në Naxhaf fajësojnë besnikët e presidentit të përmbysur Sadam Husein, kurse të tjerë thonë se përgjegjësinë për sulmin e mban një grup rival shiit. Ajatolla Hakimi është farefis i njërit nga anëtarët e këshillit qeverisës, i cili është kritikuar nga shiitët që janë kundër bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Turqia shprehu shqetësim rreth përleshjeve të kohësve të fundit midis kurdëve dhe anëtarëve të pakicës turkemene në Irakun verior. Në përleshjet gjatë tri ditëve të fundit kanë gjetur vdekjen 12 veta në qytetin verior të Kirkukut.

Ministri i jashtëm turk, Abdullah Gul, tha në Ankara se nuk mund të pranojë keqtrajtimin e turkmenëve dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin paqen në Irak.

Po sot, trupat amerikane në Irak njoftuan se arrestuan 7 burra, përfshirë dy të dyshuar si anëtarë kryesorë të milicisë anti-amerikane Fedayeen. Zyrtarët thonë se arrestimet u bënë në qytetin e lindjes së Sadam Huseinit, Tikrit.// lk //

XS
SM
MD
LG