Lidhje

Presidenti Bush kërkon një rol më të madh për Kombet e Bashkuara në Irak - 2003-09-22


Presidenti Bush thotë se kërkon një rol më të madh për Kombet e Bashkuara në Irak, por nuk do të pranojë caktimin e një afati për të kaluar pushtetin në duart e irakianëve.

Presidenti Bush tha të dielen se një projektrezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duhet të bllokojë procesin e kalimit të rregullt të sovranitetit, por ai shtoi se kjo mund të bëhet vetëm pasi Iraku të ketë një kushtetutë dhe pasi atje të zhvillohen zgjedhjet.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një projektrezolutë që bën thirrje për pjesëmarrjen e më shumë vendeve në misionin paqeruejtës dhe procesin e rindërtimit të Irakut. Presidenti Bush thotë se Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë irakianët edhe në hartimin e një kushtetute të re për vendin e tyre. Sipas gazetës Nju Jork Tajms, presidenti francez, Zhak Shirak, ka thënë se Franca mund të abstenojë, por nuk ka në plan të prëdorë veton kundër projektrezolutës.

Presidenti Bush dhe zoti Shirak takohen në Nju Jork të martën, ditën që presidenti mban fjalimin në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së. Pritet që ai të thotë se ndërhyrja në Irak ishte e justifikueshme edhe pa miratimin e hapur të Këshillit të Sigurimit.//xh//

XS
SM
MD
LG