Lidhje

Grupi i Kontaktit: bisedimet Prishtinë-Beograd në mes të tetorit në Vjenë - 2003-09-24


Grupi i Kontaktit vendosi që bisedimet e para të drejtëpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës të fillojnë në mes të tetorit në Vjenë.

Gjashtë vendet e Grupit të Kontaktit mbështetën kështu propozimin e administratorit të Kosovës Holkeri për fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Grupi i Kontaktit përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia. Duke u bërë thirrje palëve për arritjen e rezultateve konkrete në bisedime, Grupi i Kontaktit, përmes një deklarate thekson se nuk do të pranojë asnjë përpjekje të ndonjë prej palëve për të paragjykuar ose kufizuar çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Në deklaratë po ashtu u bëhet thirrje udhëheqësve politikë të punojnë për vendosjen e besimit dhe të nxisin pajtimin.

Takimi i Grupit të Kontaktit u zhvillua dje në New York. Në takim merte pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian. Në deklaratën pas takimit Grupi i Kontaktit thekson se politika ndaj Kosovës është e bazuar në rezilutën 12-44 dhe në parimin e arritjes së standarteve përpara statusit.

//rd//

XS
SM
MD
LG