Lidhje

France: Vala e te nxehtit shkaktoi vdekjen e 15 mije veteve - 2003-09-26


Në një raport të ri thuhet se vala e të nxehtit që goditi Francën në gusht, shkaktoi vdekjen e afro 15 mijë njerëzve, numër ky shumë më i lartë sesa parashikimet e mëparshme qeveritare.

Në raportin që u publikua dje nga Instituti Kombëtar francez i Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore, thuhet se numri i vdekjeve gjatë gushtit të këtij viti ishte 60 përqind më i lartë se zakonisht.

Sipas përllogaritjeve të mëparshme qeveritare, numri i vdekjeve gjatë dy javëve të para të gushtit ishte pak nën 11 mijë e 500 veta.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Associated Press që u botua po dje, vala e të nxehtit e muajit të kaluar ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 19 mijë njerëzve në gjithë Evropën. //kk//

XS
SM
MD
LG