Lidhje

SHBA-paralajmërim për terrorizmin - 2003-10-16


Qeveria amerikane përsëriti një paralajmërim për personelin e agjencive të rendit dhe të emergjencës, duke u kujtuar se ka të dhëna që al-Kaida ende po përpiqet të kryejë sulme në Amerikë.

Një buletin i bërë publik sot paralajmëron se terroristët mund të jenë ende duke planifikuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara, ose objektivave amerikane jashtë vendit. Paralajmërimi i bë të premten e kaluar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe FBI-ja.

Një zëdhënës i qeverisë u tha gazetarëve se paralajmërimi nuk mbështetej në informacione të reja zbulimi, por ishte një kujtesë që zyrtarët të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme.// lk //

XS
SM
MD
LG