Lidhje

Presidenti Bush takohet me kryeministrin Koizumi - 2003-10-17


Presidenti Bush dhe kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, bënë përsëri thirrje për zgjidhjen paqesore të krizës bërthamore me Korenë e Veriut. Pas bisedimeve të tyre në Tokio, dy udhëheqësit thanë se ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të bindur Phenian të pranojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh gjashtë-palëshe.

Dje, një radiostacion koreanoverior tha se qeveriA e Phenianit do të vazhdojë zhvillimin e armëve bërthamore dhe se është e gatshme t’i paraqesë ato kur të vijë koha e përshtatshme. Kryeministri Koizumi tha se ai dhe Presidenti Bush diskutuan edhe rreth çështjeve ekonomike dhe gjendjes në Irak.

Në prag të vizitës së Presidentit Bush, Japonia njoftoi se vitin e ardhshëm do të japë një miliard e 500 milionë dollarë ndihmë për Irakun. Presidenti Bush dhe gruaja e tij Laura, arritën sot në Japoni dhe morën pjesë në një darkë tradicionale japoneze në pallatin Akasaka të Tokios.

Presidenti amerikan do ta kalojë natën në Tokio dhe nesër do të udhëtojë për në Filipine, para se të niset për në Tailandë, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit.

//ze//

XS
SM
MD
LG