Lidhje

Beogradi zyrtar i zemruar me ngritjen e aktakuzës kundër katër gjeneralëve për krime të luftës në Kosovë - 2003-10-21


Ngritja e aktakuzave ndaj katër gjeneralëve ushtarakë e policorë të Serbisë nga Gjykata e Hagës për krime të luftës në Kosovë, i ka zemruar zyrtarët e Beogradit dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka deklaruar mbrëmë se nga shteti nuk duhet pritur kurrfarë reagime të shpejtë në kuptimin e arrestimit dhe dorëzimit të katër gjeneralëve të ushrisë e policisë, të akuzuar nga Gjykaat e Hagës për krime të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Ai ka thënë për Radio-televizionin shtetëror se kryeprokuroja Del Ponte do të njoftohet së shpejti me qëndrimin zyrtar të shtetit dhe ka shtuar setash për tash kjo sot nuk është përparësi e Qeverisë së tij. Kryeministri serb ka vlerësuare se shpallja e aktakuzave kundër katër gjeneralëve në "kuptimin politik është grusht ndaj reformave në Serbi".

Kurse nënkryeministri Zharko Koraq ka thënë se autoritetet në Serbi nuk kanë pritur se Gjykata e Hagës, për shkak të situatës politike në vend do të shpallë aktakuzat kundër katër gjeneralëve, por për gjithçka do të bisedohet dhe me mençuri. Ministri i Jashtëm, Goran Svillanoviq ka shfaqur shpresën se Gjykata e Hagës do t’ua lëshojë rastët kundër katër gjeneralëve gjykatave të vendit, por ka theksuar se prioritet për pushtetin në Beograd duhet edhe më tutje të jenë Ratko Mlladiq e Radovan Karaxhqi.

Minsitri serb i policisë, Dushan Mihajlloviq ka thënë se nuk do të jetë ai ministër i cili gjeneralët Vlladimir Llazareviq e Sreten Llukiq do t’ia dorëzojë Gjykatës së Hagës. Ai ka cekur se gjenerali Llukiq ka "qenë dora e djathë e reformave në policis" dhe "trim i parë e hero i aksionit ‘Sablja", të cilin e ka inicuar policia pas vrasjes së kryeministrit, Zoran Gjingjiq.

Ndërkaq, ambasadori amerikan për çështjet e krimeve të luftës, Pjer Rishar Prosper ka deklaruar për mediat e Beogradit se arrestimi dhe dorëzimi i gjeneralit Ratko Mlladiq në Gjyaktën e Hagës do t’ia mundësonte Serbisë e Malit të Zi, që para gjykatave të vendit të zhvillojnë procedurat kundër katër gjeneralëve ndaj të cilëve dje janë bërë publike aktakuzat. Ndërkaq,analistët politik në Beograd vlerësojnë se aktakuza do ta rëndojë edhe më shumë situatën e komplikuar politike në vend në momentin kur është në pikëpyetje mandati i qeverisë aktuale në Serbi dhe kur brenda 20 ditësh duhet të mbahen zgjedhjet prezidenciale.

Gjykata e Hagës e ka shpallur dje aktakuzën e përbashkët kundër gjeneralëve ushtarakë serb Nebojsha Pavkoviq e Vlladimir Llazareviq dhe atyre policorë, Vllastimir Gjorgjeviq e Sreten Llukiq për krime të kryera mbi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999. //ss//

XS
SM
MD
LG