Lidhje

Gjenerali Çeku në një burg të Sllovenisë - 2003-10-22


Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjenerali Agim Çeku i cili u arrestua sot në mesditë nga autoritetet sllovene në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe, është dërguar në një burg në Slloveni dhe pritet që të dalë nesër në mëngjes para një gjykate sllovene.

Trupat Mbrojtëse të Kosovës mbajtën sonte (22 tetor) një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën u kërkua që autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore në Kosovë të bëjnë presion mbi autoritetet sllovene për lirimin e komandantit të TMK-së. Ndërkohë autoritetet serbe kanë kërkuar ekstradimin e gjeneralit Çeku në Serbi.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka theksuar se arrestimi i zotit Çeku është akt i papranueshëm për institucionet dhe popullin e Kosovës dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Administrata ndërkombëtare në Kosovë tha se shpreson ta zgjidh këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

//rd//

XS
SM
MD
LG