Lidhje

Tre ushtarë izraelitë dhe tre palestinezë vriten në incidente në Rripin e Gazës - 2003-10-24


Tre ushtarë izraelitë dhe tre palestinezë u vranë të premten në disa incidente brenda dhe përreth vendbanimeve hebraike në Rripin e Gazës.

Grupet ekstremiste, Hamas dhe Xhihadi Islami, thonë se dy persona të armatosur e kryen sulmin pasi kapërcyen gardhin përreth vendbanimit Nezarim në jug të Qytetit Gaza.

Zyrtarë izraelitë thonë se tre ushtarë dhe njëri nga personat e armatosur mbeten të vrarë në atë sulm. Në një incident tjetër, trupat izraelite vranë një palestinez në afërsi të murit të sigurisë përreth një vendbanimi hebraik në kufirin verior të Rripit të Gazës.

Dhe punonjës palestinezë të ndihmës së shpejtë thonë se një djalë 11 vjeçar u vra nga ushtarë izraelitë në afërsi të një vendbanimi tjetër hebraik. Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se nuk kanë informacion rreth këtij njoftimi.//kk//

XS
SM
MD
LG