Lidhje

Te fshehtat e jetegjatesise; Ushqimi nga kafshet e klonuara - 2003-11-04


Shkencëtarët kanë zbuluar një element kyç që ndihmon jetegjatësinë e njeriut. Ata thonë se gjaku i njeriut përmban jo vetëm kolesterinë të mire e të keqe por edhe pjesëza të mëdha e të vogla të kolesterinës dhe këtu fshihet sekreti i jetegjatësisë.

Irvin Kahn eshte 98 vjeç dhe vazhdon te punoje 8 ore ne dite nga e hena deri te premten si keshilltar per nje firme investimesh. Kjo jete aktive eshte nje nga sekretet e tij per jetegjatesi. Por sipas nje studimi, e fshehta tjeter për jetegjatësi mund të jetë një substance që qarkullon në gjakun e tij. Irving dhe shume njerëz në moshe të tij, kane pjesëza kolesterine që janë mbi madhesinë mesatare.

Dihet se kolesterina nuk paraqitet vetëm si e mirë dhe e keqe por edhe si e madhe dhe e vogël. Mjeku Nir Barzilai thotë se forma e madhe e substances së kolesterines duket se i mbron të moshuarit nga një sërë sëmundjesh që lidhen me moshen, si diabeti, tensioni i larte dhe semundje të zemres.

Shkencetaret mendojne se keto pjesëza të medha në gjak mund të qarkullojnë me lehtësisht neper vena ndersa pjesëzat e vogla më të dëndura kanë prirje të vishen pas mureve të venave dhe aty krijojne shtresa të cilat me kalimin e kohes trashen duke bërë që arteri të ngushtohet. Dihet se një gjë e tillë sjell rrezik të sëmundjeve në zemer ose bllokim të gjakut në tru.

Njerëzit i kushtojnë rendesi nivelit të kolesterinës në gjak, por studimet tregojnë se mes personave me të njejtin nivel kolesterine, ata që kanë një numër të madh substanca të mëdhaja kolesterine janë 30 përqind më pak në rrezik për t’u prekur nga një goditje në zemër sesa personat që kanë kryesisht pjesëza të vogla kolesterine.

Një numër laboratorësh në Shtetet e Bashkuara tani analizojnë gjakun për të matur sasinë e pjesëzave të mëdha ose të vogla të kolesterines, ndërsa disa mjekë ua rekomandojnë këtë analizë pacientëve që kanë histori të sëmundjeve të zemrës ne familjet e tyre.

Doktor Ronald Krauss thote se është me shumë rëndësi që ketyre pacienteve t’u tregohen shrregullimet në përmasat e pjesëzave të kolesterines ne mënyre që të kuptojnë se nga u vjen rreziku.

Shkencëtaret mendojnë se substancat e kolesterines mund të zmadhohen nëpërmjet ushtrimeve fizike, dites ushqimore me përmbajtje të larte proteinash dhe me ilaçe. Në këtë mënyrë, thonë ata përmirësohen edhe mundësitë për një jete më të gjatë.

Ushqimet nga Kafshet e Klonuara

Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaçeve njoftoi këto ditë se prodhimet ushqimore nga bagëtitë e klonuara ndoshta nuk përbëjnë rrezik për shëndetin. Ata thonë se kur një lope e klonuar arrin një fazë të caktuar të moshës pa ndonjë problem shëndetsor, atëherë qumështi i saj mund të përdoret pa frikë.

Karyn Schauf dhe bashkeshorti i saj kishin menduar se ne fermen e lopeve të tyre kishin arritur shkallen e fundit te zhvillimit bioteknologjik. Dy prej lopeve ne fermen e tyre ne Viskonsin janë klonuar nga nje lope e races Holstein. Ata nuk lejohet ta shesin qumështin e ketyre lopeve, por e perdorin ate per nevojat e tyre. Karyn Schauf thote se qumeshti i tyre ka shije të njejte me qumeshtin e lopeve te tjera.

Por vendimi para disa ditesh i agjencise se ushqimeve dhe ilaceve duket se e sjell qumeshtin e lopeve te klonuara me prane qëndrave te shitjes. Ne vendim thuhet se megjithese klonimi eshte i kushtueshem dhe jo efektiv, prodhimet ushqimore nga kafshet e klonuara duket se nuk paraqesin rrezik.

Doktro Lester Crawford i kesaj agjencie thote se ne saje të teknologjise se klonimit mund te prodhohen me shume ushqime dhe me kosto të ulët. Anketat e opinionit publik tregojne se 60 përqind e amerikaneve jane kunder klonimit te kafsheve, ndersa shume vete shqetesohen nga ideja e perdorimit te tyre si ushqim. Por ç’do te ndodhte nese qeveria lejonte perdorimin e produkteve te tilla. Sipas firmave bioteknologjike nje hap i tille dote kalonte pa u vene re shume nga konsumatoret. Por fermeret do t’i kushtionin kesaj një rendesi te madhe pasi ata do te mund te klononin vetem kafshet, me te shendeteshme.

Scot Davis i kompanise Viagjen thote se per klonim do te perzgjidheshin kafshet me te forta e me rezistente ndaj semundjeve. Nje gje e tille do të sillte pakesimin e kimikateve, antibiotikeve dhe ilaçeve të tjera që përdoren tani për ruajtjen e shëndetin të tyre. Por klonime te tilla do të shoqëroheshin edhe me probleme te papritura gjenetike, pasi organizmi i njerezve të ndryshem mund te tregohet alergjik ndaj prodhimeve te tilla dhe jo çdo organizëm reagon njësoj.

Doktori Lester Croford prane agjencise se ushqimeve dhe ilaçeve thote se kjo agjenci nuk po nxitohet persa i perket miratimit te ushqimeve nga kafshet e klonuara dhe për miratimin e tyre do të zbatohen të gjitha standartet e duhura. Tani per tani qeveria thote se nese kafshet e klonuara arrijne moshen e rritur, ato nuk ndryshojne nga kafshet e tjera të lindura ne mënyre natyrale. Por lejimi për furnizimin e tregut ushqimor me produkte të kafshëve të klonuara, vazhdon të mbetet nje territor i pashkelur dhe kjo duket se përbën një arsye që hapat në këtë drejtim po hidhen me shume kujdes./al/

XS
SM
MD
LG