Lidhje

Rusi: Presidenti Putin kundër heqjes së liçencave të kompanisë Yukos - 2003-11-05


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është kundër masave që mund të marrë qeveria për t’i hequr liçencat për shfrytëzimin e fushave të naftës gjigandit Yukos, drejtori i së cilës është arrestuar nën akuzat për mashtrim dhe mospagim taksash.

Zoti Putin thotë se një veprim i tillë do të krijonte përshtypjen se shteti po përpiqet të mbyllë kompaninë dhe kjo nuk do të ishte e drejtë.

Në një intervistë me gazetën shtetërore “Burimet Natyrore Ruse”, Ministri Vitaly Artyukhov kërcënoi t’i hiqte kësaj kompanie liçencat.

Ai tha se ngrirja nga shteti e paketës kontolluese të aksioneve të gjigandit të naftës, do të thotë se kjo kompani nuk është një partnere e përshtatshme me të cilën një agjenci federale mund të hyjë në marrëdhënie biznesi.//kk//

XS
SM
MD
LG