Lidhje

Mbyllet ambasada amerikane në Arabinë Saudite - 2003-11-07


Ambasada amerikane në Arabinë Saudite tha se po i mbyll përkohësisht misionet diplomatike në atë vend për shkak të kërcënimeve të besueshme terroriste.

Ambasada lëshoi sot një deklaratë, përmes së cilës paralajmëron shtetasit amerikanë në Arabinë Saudite të tregohen veçanërisht të kujdesshëm në afërsi të objektivave që mund të shikohen si amerikane apo perëndimore. Në deklaratë thuhet se ambasada ka marrë atë që e cilëson si informacion të besueshëm se terroristë në Arabinë Saudite kanë kaluar nga faza e planifikimit në atë të veprimit.

Në fillim të javës, autoritetet saudite njoftuan se kishin vrarë disa persona të dyshuar si ekstremistë myslimanë dhe kishin arrestuar disa të tjerë në përpjekje për të parandaluar një komplot terrorist.

//rd//

XS
SM
MD
LG