Lidhje

SHBA: Sekretari i Thesarit thotë se ekonomia po rimëkëmbet - 2003-11-09


Sekretari amerikan i Thesarit, John Snow thotë se është e qartë që ekonomia është në rrugë të mbarë, duke marrë shkas nga shifrat e fundit qeveritare sipas së cilave papunësia ka rënë.

Sekretari Snow tha sot në një emision televiziv se ekonomia nuk është ende aty ku duhet të jetë, por po rimëkëmbet me hapa të kënaqshme. Në raportin e së premtes thuhej se muajin e kaluar u hapën 126 mijë vende të reja pune.

Ndërkohë sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga revista Newsweek, 48 për qind e të anketuarve nuk janë dakord me politikat ekonomike të Presidentit Bush, ndërsa 44 për qind i miratojnë ato. Anketa tregon gjithashtu se gjysma e të pyeturve janë kundër rizgjedhjes së Presidentit Bush, ndërsa 40 për qind në favor.//kk//

XS
SM
MD
LG