Lidhje

Serbia ende pa president - 2003-11-17


Pjesëmarrja e ulët në votim po fajësohet për dështimin e tretë me radhë të përpjekjeve të Serbisë për të zgjedhur një president të ri.

Sipas ligjit serb, në votim duhet të marrin pjesë të paktën 50 përqind të qytetarëve me të drejtë vote në mënyrë që zgjedhjet të deklarohen të vlefshme. Por, në votimin e djeshëm morën pjesë vetëm 38 përqind. Pjesëmarrja e ulët bëri që edhe dy zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar të deklaroheshin të pavlefshme.

Rezultati i djeshëm shikohet si dështim për lëvizjen reformiste në Serbi. Kandidati kryesor nacionalist, Tomisllav Nikoliç, një aleat i ngushtë i ish presidentit Millosheviç, fitoi numrin më të madh të votave.

//rd//

XS
SM
MD
LG