Lidhje

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane shqetëson koreanojugorët - 2003-11-17


Sekreatari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, siguroi sot homologun e tij koreanojugor, Cho Young-kil, se asnjë ripozicionim trupash amerikane në gadishullin korean nuk do të dobësojë angazhimin e Uashingtonit për të përballur kërcënimin nga Koreja e Veriut.

Pas bisedimeve të sotme me zotin Cho në Seul, Sekretari Rumsfeld tha se mendon që lëvizja e trupave do të forconte aftësitë amerikane në rajon.

Pentagoni kërkon të tërheqë rreth 37 mijë ushtarë amerikanë nga zona e çmilitarizuar dhe t’i dislokojë ata në pika më në jug.

Zoti Rumnsfeld i cili ndodhet në një turne në Azinë Lindore, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka plane për tërheqje trupash amerikane nga Koreja e Jugut.

//IB//

XS
SM
MD
LG