Lidhje

Presidenti Bush viziton trupat amerikane në Irak - 2003-11-27


Presidenti Bush bëri një vizitë të fshehtë në Irak për tu takuar me trupat amerikane atje. Vizita nuk ishte njoftuar paraprakisht për shkak të shqetësimeve për sigurinë personale të Presidentit.

Në fakt, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar publikisht se Presidenti po e kalonte Ditën e Falenderimeve në fermën e tij të Teksasit.

Por dje mbrëmë, Presidenti shkoi në Bagdad me aeroplanin presidencial ku ndodheshin edhe një grup ndihmësish të tij si dhe disa gazetarë të cilët kishin rënë dakord që të mos flisnin për këtë udhëtim të fshehtë para se ai të përfundonte.

Presidenti u takua në Bagdad me trupat amerikane me të cilët hëngri drekën tradicionale të festës dhe u largua nga Iraku pas pak orësh.//ii

XS
SM
MD
LG