Lidhje

Bota përshëndet kapjen e Sadam Huseinit - 2003-12-15


Përkrahës dhe kundërshtarë të luftës në Irak po e përshëndesin arrestimin e Sadam Huseinit. Spanja tha dje se Sadam Huseini ka shkaktuar vuajtje e varëfëri dhe tani duhet të përgjigjet për krimet e tij.

Japonia, Polonia dhe Australia e mirëpritën arrestimin e ish udhëheqësit irakian. Kundërshtarët e luftës, Franca dhe Gjermania, thanë se ky zhvillim mund të ndihmojë në stabilizimin e Irakut dhe të çojë drejt sovranitetit të tij.

Ministri i jashtëm i Rusisë parashikon se arrestimi do të ndihmojë përpjekjet për përmirësimin e sigurisë në Irak dhe për arritjen e një zgjidhjeje politike. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, i bëri jehonë vlerësimit rus.

Ministria e jashtme kineze tha se shpreson që populli irakian do të jetë tani në gjendje të marrë në dorë fatin e vet dhe se zhvillimi i fundit do të çojë drejt paqes e qendrueshmërisë në Irak.//xh//

XS
SM
MD
LG