Lidhje

Franca, Gjermania dhe SHBA ofrojnë bashkëpunim për pakësimin e borxhit të Irakut - 2003-12-16


Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për pakësimin e borxhit të jashtëm, të madh të Irakut, për ta ndihmuar atë në procesin e rindërtimit.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, James Baker u takua sot me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë. Kjo është faza e parë e një turneu evropian që po zhvillon zoti Baker, gjatë të cilit ai po u kërkon vendeve evropiane t’ja falin një pjesë të borxhit Irakut. Qeveria franceze dhe ajo gjermane njoftuan pas takimeve, se kishin rënë dakord për të punuar me Klubin e Parisit për lehtësimin e borxheve të Irakut.

Klubi i Parisit është një organizatë prej 19 vendesh kryesore hua-dhënëse, që bashkërendon lehtësimin e pagimit të kredive pë vendet e zhytura thellë në borxhe, si dhe për çështje të tjera. Pas Gjermanisë, zoti Baker do të shkojë në Itali dhe Rusi.

//rd//

XS
SM
MD
LG